Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

175 të liruar nga shkëmbimet e të burgosurve mes Hamasit e Izraelit

Që nga fillimi i armëpushimit të premten, ka pasur shkëmbime të të burgosurve mes Hamasit dhe Izraelit.

Siç bëhet e ditur, në total janë liruar 175 persona, ndër ta 39 shtetas izraelitë të liruar nga Hamasi, ndërsa 117 të burgosur palestinezë të liruar nga Izraeli, shkruan Al Jazeera, transmeton teve1.info

Po ashtu Hamasi ka liruar edhe 17 Thais, një filipinas dhe një izraelito-rus.

Grupi militant Hamas ka njoftuar se sipas marrëveshjes së armëpushimit, 50 gra dhe fëmijë do të lirohen, në këmbim të 150 grave dhe fëmijëve palestinezë në burgjet izraelite.

Teksa, mediat izraelite po raportojnë se Izraeli nuk ka marrë ende një listë me emrat e 11 pengjeve që pritet të lirohen të hënën nga Hamasi.