Përplasje e ashpër ka ndodhur në emisionin “Gallatë me Arben Ahmetin”, mes analistit Nexhmedin Spahiu dhe ish drejtorit të komunës së Skenderajt, Ramiz Shala, në lidhje me ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari.
Spahiu ka thënë se sot prap e kanë telefonuar sot gazetarët në lidhje me deklaratat e tij për ditëlindjen e Komandantit.
Si tha që nuk ka rëndësi historike dallimi i datës sepse siç tha janë në pyetje 40 ditë.
“Në arkivat e Ministrovicës gjendet data 10 tetor”, tha Spahiu.
Ramiz Shala ka kundërshtuar ashpër deklaratat e Spahiut duke i thanë që nuk po i duket normal.