Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar, tre nga ta shqiptarë si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur të hënën në Kroaci.
Siç raportojnë mediat kroate një 22-vjeçar shqiptar, me qëndrim të përkohshëm atje, i cili drejtonte një automjet Volksëagen Caddy, është përplasur me një kamion “MAN” me targa të Slavonskobrodit që drejtohej nga një boshnjak, në qytetin e Crnec Dugoselski.
“Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar rëndë të dy drejtuesit dhe katër pasagjerët e veturës, tre shtetas shqiptarë me vendbanim të përkohshëm në Republikën e Kroacisë, të moshës 41, 43 dhe 45 vjeç dhe një shtetas nga Nepali, 26 vjeç”, thuhet në artikull.
Raportohet se atyre iu është ofruar ndihmë mjekësore në Qendrën Spitalore Klinike në Zagreb dhe në Spitalin Klinik të Dubravës.