Blerim Vela ka dhënë dorëheqje nga pozita e shefit të stafit të kabinetit të presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa osmani.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Zyra e Presidentes.
“Shefi i stafit të Presidentes Osmani, z. Blerim Vela ka përfunduar angazhimin e tij në Presidencë. Ai do t’i kthehet angazhimit të tij profesional dhe familjes”, thuhet në njofti.
“Presidentja Osmani e ka falënderuar z.Vela për angazhimin e deritashëm dhe i ka uruar sukses në angazhimet e mëtejme”.