Ministria e Shëndetësisë e Gazës ka thënë se 14 palestinezë janë vrarë nga sulmet e Izraelit që kur armëpushimi përfundoi mëngjesin e së premtes.
Izraeli po ashtu u ka kërkuar banorëve në disa lagje të Khan Younis të largohen para një sulmi që pritet në atë zonë.
Ai ka lëshuar fletëpalosje në disa pjesë të Gazës me kërkesën për largim.
Në fletëpalosje shkruhet se qyteti tani është “një zonë e rrezikshme beteje”.
Shumë palestinezë janë larguar nga veriu në jug të vendit që kur Izraeli nisi t’i paralajmërojë për sulme, raportoi Guardian.
Armëpushimi pati nisur më 24 nëntor dhe me nisjen e sulmeve të premten konsiderohet se ai ka përfunduar.