Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka konfirmuar se njëri nga personat e arrestuar për vrasjen e Liridona Murselit është bashkëshorti i të ndjerës, Naimi.
Haxhiu përmes një postimi në Facebook bëri të ditur se bashkëshorti i të ndjerës Liridonës ishte përpjekur ta fshihte krimin e rëndë duke thënë që ishin cak i një grabitje.
“Me punë intesive, angazhim dhe bashkëpunim ndërmjet policisë dhe prokurorisë, janë arrestuar dy persona të cilët dyshohen për vrasjen e gruas në Prishtinë. Njëri nga personat e arrestuar është bashkëshorti i të ndjerës Liridonës, i cili sipas dyshimeve ishte përpjekur ta fshihte krimin e rëndë duke thënë që ishin cak i një grabitje”, shkroi Haxhiu, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Me punë intesive, angazhim dhe bashkëpunim ndërmjet policisë dhe prokurorisë, janë arrestuar dy persona të cilët dyshohen për vrasjen e gruas në Prishtinë. Njëri nga personat e arrestuar është bashkëshorti i të ndjerës Liridonës, i cili sipas dyshimeve ishte përpjekur ta fshihte krimin e rëndë duke thënë që ishin cak i një grabitje.
Vlerësoj lartë angazhimin e policisë dhe prokurorisë për sqarimin e rrethanave që shpiejnë në zbardhjen e këtij krimi të rëndë që mori jetën e të ndjerës Liridonës. Ky krim nuk do të mbetet pa u ndëshkuar. Kriminelët do të përballen me drejtësinë.