Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar heronjtë Hyzri Talla, Ilir Durmishi dhe Afrim Maliqi, në 25-vjetorin e rënies.
Ai në një postim në Facebook ka thënë se rënia e tyre ishte goditje për UÇK-në.
“Hyzri Talla, Ilir Durmishi dhe Afrim Maliqi, intelektualë e luftëtarë, 25 vjet më parë, ranë heroikisht në kërkim të lirisë.
Rënia e tyre ishte goditje për UÇK-në, por edhe frymëzim për vazhdimin e rrugës për liri. Përulemi para veprës së tyre në shërbim të atdheut”, ka thënë Haradinaj.