Mëngjesin e këtij 5 dhjetori ka ndërruar jetë aktori i teatrit Mirush Kabashi.
Të shumta kanë qenë ngushëllimet e shumë figurave publike ndaj familjarëve të aktorit.
Një ndër to ishte dhe ngushëllimi publik që kryeministri Albin Kurti bëri në postimin e tij në Facebook.
“Mirush Kabashi ishte “Sokrati” i vërtetë, te “Apologjia e vërtetë e Sokratit” e autorit grek Kostas Varnalis. Mirush Kabashi e solli aq të gjallë Sokratin, madje duke i përngjarë pamjeve të skulpturave antike greke për Sokratin me mjekrrën dhe flokët e shpupurisura si dhe duke i folur me zërin e tij fjalët e atij që foli aq shumë pa shkruar ndonjëherë asnjë fjalë, Sokratit!”, tha ai.
“I lindur më 17 prill 1948 në Shkodër por me origjinë nga Gjakova, ky shpirt artisti nga fisi i Kabashit, iu falë gjithë kulturës e popullit shqiptar nëpërmjet artit të tij dramatik”, u shpreh Kurti.