Viktima është një djalë i zakonshëm, i cili e gjeti veten të përfshirë në një rivalitet rastësisht
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Francë, ku një 15-vjeçar është vrarë.
Ngjarja ka ndodhur në Ézanville, në Val-d’Oise, gjatë një përplasjeje mes dy bandave rivale. Viktima është një djalë i zakonshëm, i cili e gjeti veten të përfshirë në një rivalitet rastësisht, raportojnë mediat e huaja.
Autoritetet lokale thonë se është hapur një hetim për vrasje me dashje dhe hetimet iu besuan brigadës së xhandarmërisë Montmorency. Asnjë arrestim nuk ka ndodhur në këtë moment.
Sipas kryebashkiakut të Ézanville, dy bandat rivale u takuan jashtë shkollës së mesme George Sand në Domont. Më pas sherri ka ndodhur në parkingun e një dyqani Picard. Këtu u godit me thikë i mituri.
“Kshte një sherr mes këtij të riu dhe të rinjve nga Domont, që daton javën e kaluar për një çështje të parëndësishme atletesh. Ata kishin premtuar se do të takoheshin përsëri dhe ai do të vritej,” tregoi një zyrtar i zgjedhur në lidhje me origjinën e sherrit.