Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka thënë se ka raporte të afërta me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.
Ai ka zbuluar se Osmani dhe Kurti në afat rekord i përgjigjen me sms çdoherë që iu shkruan.
“Është për mua admiruese se qysh një Presidente si t’i shkruaj në afat rekord mi kthen sms”, ka thënë Peci.
Ai njëjtë është përgjigjur edhe kur është pyetur për kryeministrin Kurti.
“Edhe kryeministri i kthen sms. E vërteta është se unë nuk i bezdisi shpesh, por e vërteta është se çdoherë që i shkruaj nuk ka ndodh një rast kur nuk me ka kthyer sms”, ka thënë Peci.