Një motobarkë është konfiskuar sot nga Policia e Kosovës në Zveçan.
Lajmin e ka bërë të ditur ushtruesi i detyrës së drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani.
Elshani pashtu bëri të ditur se kjo motobarkë, dyshohet që i takon ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq.
Ndryshe Radoiçiqi tashmë po kërkohet nga Interpoli.