Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Avokati Berisha: Po synohet nënshtrimi Policisë së Kosovës

 
   

Avokati i njohur, Besnik Berisha ka reaguar pas protestës së pjesëtarëve të Njësisë Speciale Intervenuese dhe Sindikatës së Policisë para qeverisë, e mbajtur për shkak të pagave, shtesave të rrezikshmërisë, sigurimeve shëndetësore dhe kërkesave të tjera.

Berisha beson se mosplotësimi i këtyre kërkesave s’është as si rrjedhojë e varfërisë së shtetit, e as nga dorështrëngimi i pushtetit, por është synim për ta nënshtruar Policinë e Kosovës.

Shteti nuk eshte i varfer e as pushteti doreshtrenguar, por juve po synojne me ju nenshtruar…!

Mos u dorezoni, mos u nenshtroni, lidhuni e bashkohuni sepse meritoni shume me shume! Na falni per verberine per ta vleresuar misionin tuaj! Zoti ju ruajt e ju bekofte”, ka shkruar Berisha në reagimin e tij.