Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

A po e porosisin hakmarrjen në burg ndaj vrasësve të Liridonës? Përgjigjet eksperti

 
   

Eksperti Bedri Elezi, në një intervistë për Euronews Albania foli në lidhje me vrasjen e Liridona Ademajt dhe  tentativat për sulm që i janë bërë në burg ekzekutorit të saj.

Ai tha se ka pasur një tentativë për ta sulmuar Granit Plavën por që nuk ka pasur porosi nga jashtë.

Sipas tij kjo është lehtësisht e verifikueshme në burgjet e Kosovës.

“Nuk kisha menduar se i burgosuri që ka tentuar ta sulmojë ka lidhje me një person jashtë burgjeve për të porositur eventualisht sulmin ndaj tij. Ka pasur një tentativë për ta sulmua, por që  nuk ka absolutisht të bëjë me ndonjë porosi. Rasti i Liridonës është rasti më i veçantë që pas luftës në Kosovë. Nëse ndonjë nga të burgosurit ka pasur lidhje me persona jashtë, është lehtësisht e verifikueshme”-tha Elezi.