Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

SPAK kërkon heqjen e imunitetit për Berishën, zbardhet shkresa drejtuar Kuvendit

Është zbardhur shkresa e SPAK drejtuar Kuvendit ku kërkon autorizimin për masën e sigurisë “Arrest shtëpie” për Sali Berishën.

Duke qenë se Sali Berisha gëzon mandatin e deputetit dhe ka imunitet, SPAK i është drejtuar Kuvendit për dhënien e lejes për caktimin e një mase të tillë.

Ndryshimi i masës së sigurisë nga “Detyrim paraqitje” në “Arrest shtëpie” vjen pas refuzimit të ish-kryeministrit për të zbatuar vendimet e Gjykatës.

“Mbështetur në nenin  73  të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë,. Nenin 231, 260, 288, 289 të K, Penale si dhe në Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, nenet 13 dhe 118, bashkëlidhur ju përcjellim kërkesën për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Shqipërisë, për arrestimin/ heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit personal shtrënguese nga ajo e “Detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr. Penale  dhe ndalimi i daljes jashtë shtetit, parashikuar nga neni 233 i K.Pr. Penale në atë të arrestit me burg/ arrest në shtëpi, parashikuar nga nenet 238/237 të K.Pr. Penale, në kuadrin e procedimit penal nr.287 të vitit 2020, të Prokurorisë së Posaçme, kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë.”- thuhet në shkresë./euronews.al/