Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Rusia përballet me dimër të ashpër

Ngricat e forta dhe reshjet e borës kanë prekur rajone të ndryshme të Rusisë, thanë të martën media shtetërore e vendit.

Ngricat e ashpra vazhduan në rajonin Khabarovsk të Lindjes së Largët të Rusisë dhe në Republikën Tuva, e vendosur në Siberinë e Rusisë. Sipas televizionit shtetëror rus, 16 fluturime të linjave ajrore lokale u vonuan, me më shumë se 300 njerëz në pritje për t’u nisur. Fluturimet u bllokuan më gjatë në Khabarovsk për shkak të një cikloni. Shkollat dhe kopshtet janë mbyllur.

Sipas meteorologëve, dita më e ftohtë pritet të jetë 17 dhjetori. Gjatë ditës temperatura mesatare pritet të zbresë në minus 20 deri në minus 25 gradë Celsius.