Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Haliti “arsyeton” milionat që u ndan për komunat e VV-së

 
   

Sipas një raporti nga Institutit GAP, nga vlera e investimeve kapitale të reja të nivelit qendror të destinuara për projekte specifike në komuna prej 21.8 milionë euro, Qeveria e Kosovës ka ndarë më shumë mjete për komunat e udhëhequra nga Vetëvendosje (VV) ku mbi gjysma e kësaj shume, që i bie rreth 13 milionë euro.

E këto miliona janë “arsyetuar” deputeti i VV-së, Enver Haliti, në “Debat Plus”.

“Rrjedhimisht nga ai 13 milionë që janë projektet të reja… 13 milionë euro, afër 50 për qind konsistojnë në katër komunat që udhëhiqen nga VV-ja… Në mesin e aty katër komuna, duhet pasur parasysh që kemi Komunën e Gjilanit që është njëra ndër komunat më të mëdha të Kosovës, kemi Komunë e Podujevës, përfshihet Komuna e Kamenicës dhe ajo e Shtimes.

Vlen të theksohet sa i përket Komunës së Shtimes është se një pjesë e këtij buxheti është ndarë për ndërtimin ose rindërtimin e instituti që ndodhet në Shtime, ku ai Instituti ofron shërbime për të gjitha komunat e Kosovës”, ka thënë Haliti.