Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Ka marrë informata nga UDB-ja serbe në atë kohë”, avokati i Shalës dhe analisti Gashi përplasen për ZPS-në

 
   

Arrestimi i Haxhi Shalës është bërë shkak i një përplasje mes avokatit të tij, Xhevdet Smakiqit dhe analistit Blerim Gashi.

Gashi pyeti avokatin Smakiqi nëse “mendon që është me vend kur deklaron publikisht, kur krijohet njëfarë narrative e përgjithshme në publik që me i bë fajtorë prokurorët atje, se ata paskan njëfarë prapavije e që është absurd në vetvete që prokurorët francez, anglez, gjerman e amerikan kanë ndonjë prapavijë dhe janë mbledhur bashkë atje dhe e paskan ‘sos’ që me ja nxjerrë faqen e zezë luftës sonë çlirimtare”

Smakiqi u përgjigj duke thënë se avokatet e ish-krerëve të UÇK-së argumentuan se “prokurori special që i ndjek krerët e UÇK-së, ka marrë informata nga UDB-ja serbe në atë kohë”.

“ZPS-ja janë të padrejtë sepse në proceset gjyqësore ndaj krerëve të UÇK-se i keni parë që avokatët me renome që janë duke i mbrojtur krerët e UÇK-së e argumentojnë në mënyrë faktike se si prokurori special që i ndjek krerët e UÇK-së, ka marrë informata nga UDB-ja serbe në atë kohë”, ka thënë Smakiqi.