Ndihmës Sekretari amerikan, Jim O’Brien, ka thënë se ShBA do të vazhdojë mbështetjen për Forcën e Sigurisë së Kosovës, në procesin e transformimit të saj si forcë mbrojtëse territoriale multi- etnike.
O’Brien, i cili ka pritur në takim Ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka thënë se kanë riafirmuar partneritetin me Kosovën.
Për këtë takim ka shkruar edhe ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier.
Duke e vlerësuar si takim të rëndësishëm ka thënë se bashkëpunimi në sektorin e sigurisë është thelbësor për arritjen e qëllimeve duke përfshirë edhe integrimin e Kosovës në institucionet euroatlantike.
Maqedonci po qëndron për vizitë zyrtare në ShBA ku do të ketë disa takime në Departamentin e Shtetit