Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Çka nëse Serbia ri-sulmon Kosovën/ Kërstiq: Mund t’i shohë avionët e NATO-s përsëri

 
   

Duke komentuar deklaratat e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani e cila ka paralajmëruar ka informacion që Serbia është duke planifikuar sulm ndaj Kosovës, gazetari serb Branislav Kërstiq ka thënë se kjo nuk ka gjasa më të ndodh.

“Nëse ndodh që Serbia e sulmon Kosovën, atëherë Serbia vjen në një pozitë ku mund t’i shoh aeroplanët e NATO-s edhe njëherë”, ka thënë Kërstiq.

Ai ka thënë se nuk ekziston asnjë grup i armatosur në veri që po planifikon sulm ndaj Kosovës, mirëpo sipas tij, presidentja Osmani duket se po ka dëshirë që ta vesh uniformën dhe të niset për ta mbrojtur kufirin në me Serbinë.

“Brenda komunitet serb në veri nuk ekziston asnjë mobilizim e as një rezistencë për sulem të mundshme të paralajmëruara. Ajo që kam parë është një tendencë e presidentes Osmani për ta veshur uniformën e për t’i drejtuar ushtarët në ruajtjen e kufirit me Serbinë”, ka thënë Kërstiq.