Ka ndërruar jetë deputeti i partisë Saadet Kocaeli, Hasan Birtmez, raporton teve1.info
Sipas medies turke, “Hurriyet”, lajmin e ka bërë të ditur ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, i cili ka thënë se gjendja e deputetit kishte filluar t’i përkeqësohet.
“Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca: Gjendja e përgjithshme e Hasan Bitmezit kishte filluar të përkeqësohej që nga mbrëmë. Me gjithë ndërhyrjet e bëra sot në reanimacion, ai nuk ka mundur të shpëtojë dhe ka ndërruar jetë rreth orës 11.50”, ka shkruar Hurriyet.