Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Tentuan të transportonin qindra kilogramë kokainë nga Vlora drejt Turqisë, merret vendimi për shtatë të arrestuarit

Gjykata e Vlorës këtë të enjte ka vendosur masën e sigurisë për shtetasit e arrestuar gjatë operacionit të zhvilluar në Vlorë, ku u sekuestruan 500 kg kanabis dhe ranë në pranga 7 persona.

Mësohet se për Idriz Meminaj, Romir Meminaj, Emanuel Meminaj, Nertil Gjoni, Xhuliano Gjoni Babice, Laurent Likaj dhe Altin Meci, Gjykata ka vendosur masen e sigurisë “Arrest në burg”,.

Seanca për shtatë personat e arrestuar ka nisur rreth orës 13:00, dhe ka zgjatur rreth një orë.

Në përfundim gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë, ndërsa seanca është drejtuar nga gjyqtarja Eranda Cufo.