Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ngjarja e rëndë në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit/ Klodiana Lala zbardh dinamikën: Tre të dënuarit me burg përjetë u përplasën me armë

Ngjarja është njoftuar përmes një telefonate nga burgu i Sigurisë së Lartë të Peqinit për atë që ndodhi mesditën e sotme në ambientet e këtij burgu, që shënon një nga ngjarjet më të rënda të ndodhura ndonjëherë.

Gazetarja Klodiana Lala sqaroi se kanë qenë të dënuarit Sokol Mjacaj, Arben Lleshi dhe Ilir Xhakja që janë përplasur mes tyre me armë në zonën e ajrimit.

Gazetarja Lala tha se ka pasur tentativë për të marrë peng punonjësit e kuzhinës ku sipas ligjit, punojnë edhe disa nga të burgosurit.

Ende nuk dihet se si ka përfunduar arma në duart e tyre.