Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Rriten me tre mijë % rastet e ‘sëmundjes më infektive në botë’

Rastet e Fruthit janë rritur me tre mijë për qind në të gjithë Evropën vitin e fundit, ka paralajmëruar Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Më shumë se 30 mijë infeksione u raportuan midis janarit dhe tetorit 2023, duke u rritur ndjeshëm nga 941 në vitin 2022.

“Vaksinimi është mënyra e vetme për të mbrojtur fëmijët nga kjo sëmundje potencialisht e rrezikshme”, tha Dr Kluge.

“Duhen përpjekje urgjente vaksinimi për të ndaluar transmetimin dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme. Është jetike që të gjitha vendet të jenë të përgatitura për të zbuluar me shpejtësi dhe për t’iu përgjigjur në kohë shpërthimeve të fruthit, të cilat mund të rrezikojnë përparimin drejt eliminimit të fruthit”, ka shpjeguar ajo.

Ekspertët thonë se mbulimi i vaksinave duhet të arrijë në 95 për qind për imunitetin, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.

Fruthi mund të çojë në komplikime serioze si pneumonia, meningjiti, konvulsionet dhe verbëria nëse përhapet në pjesë të tjera të trupit, si në mushkëri ose tru.

Ky është një shqetësim i veçantë për foshnjat dhe ata që janë të imunosupresionuar.

Është gjithashtu më e rëndë në shtatzëni dhe rrit rrezikun e abortit, lindjes së fetusit të vdekur ose lindjes së parakohshme.

Simptomat më të zakonshme të meningjitit janë:

Temperaturë të lartë, hundë e lëngshme ose e bllokuar, teshtitja, kollë,sytë e kuq, të lënduar, të përlotur, njolla në gojë, skuqje, lëkurë me njolla, lodhje, ethe, dhimbje.