Udhëheqësi i Departamentit për Media dhe Komunikim në KOK, Kushtrim Krasniqi, është emëruar anëtar i komisionit për komunikim dhe marketing për Lojërat Mesdhetare Taranto 2026.
Komiteti Ekzekutiv i Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), ka formuar komisionet e reja për periudhën 2024 – 2026, ku sërish anëtarët e KOK-ut janë përfshirë në komisione.
“Krahas sekretarit të përgjithshëm, Besim Aliti, që është emëruar anëtar i komisionit koordinues për Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, udhëheqësi i Departamentit për Media dhe Komunikim, Kushtrim Krasniqi, është emëruar anëtar i komisionit për komunikim dhe marketing”.
“Krasniqi është anëtar edhe i komisionit për komunikim dhe marketing në Komitetin Olimpik të Evropës (EOC)”.
“Falë mbështetjes së presidentit Ismet Krasniqi, sekretarit të përgjithshëm, Besim Aliti dhe Bordit Ekzekutiv, stafi i KOK-ut, krahas ICMG-së ndodhet edhe në komisionet e EOC-ut dhe organizatave tjera si ENGSO dhe FICTS”, thuhet në njoftimin e KOK-ut.