Numri i qytetarëve më të drejtë vote që kanë votuar në Preshevë deri në orën 16:00 është 5077 apo 11.71% përqind.
Në këtë komunë të drejtë vote kanë 43 mijë e 500 votues.
Dalje më e madhe e qytetarëve për të votuar është në komunën e Bujanocit, ku 27.46 përqind e qytetarëve kanë votuar deri në orën 16:00.
Sipas kryetarit të KKZ-së në Bujanoc, Fejzi Beqiri, nuk është shënuar asnjë incident apo parregullsi gjatë procesit të votimit, raporton teve1.info
Për zgjedhjet parlamentare në Serbi po marrin pjesë dy lista te shqiptarëve.
“Beteja politike e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi” udhëhiqet nga Shaip Kamberi dhe “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar”, e cila udhëhiqet nga Shqiprim Arifi.