Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Zbardhen detaje nga vrasja e Liridonës, eksperti: Naim Murseli ishte i përfshirë në një skemë mashtrimi prej 30 mln euro në Suedi

Eksperti Bedri Elezi ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen e Liridona Ademajt, ngjarje e cila ka tronditur opinionin publik.

Ai theksoi se në vitin 2017 autoritetet kishin filluar një hetim në lidhje me një skemë mashtrimi të një vlere prej 30 milionë eurosh ku dyshohet se i përfshirë ishte dhe Naim Murseli.

Ai shtoi se në dijeni për këtë ishte Liridona Ademaj, çështje me të cilën i kishte bërë presion dhe Naim Murselit për të mos u divorcuar në vitin 2019.

“Në vitin 2017-2018, autoritetet suedeze kishin filluar një hetim në lidhje me një skemë mashtrimi për evazion fiskal që dyshohet se kanë kapur një vlerë prej 30 milionë euro, ku dyshohet se tanimë, Naim Murseli ishte i përfshirë në këtë ngjarje. Në vitin 2019 ai kishte bërë një kërkesë për divorc nga bashkëshortja e tij. Liridona për të ruajtur marrëdhëniet i kishte bërë presion se do të ndajë informacionet që ajo kishte në lidhje me evazionin fiskal”-tha ai.