Ish-deputeti i LVV-së, tash deputet i pavarur në Kuvendin e Kosovës, Fatmir Humolli, ka qenë musafir në këtë javë në emisionin “Sofra e Saliut”, në televizionin DTV.
Humolli është pyetur nga moderatori i emisionin se a e mbajti premtimin kryeministri Albin Kurti, apo vet ai?
Humolli tha se nuk ka mujtur me i mbajtë premtimet, pasi ka premtu shumë fshatra.
Ai thotë se ka shpresu qe institucionet kanë obligim me ia kthye të mirat qytetarëve.
“Pa u zhvillu bujqësia dhe blegtoria nuk ka mundësi asnjë shtet në botë me pas prosperitet”, thotë ai.
Humolli kritikon kryeministrin Kurti që nuk e ka mbajtë fjalën.
“Albini nuk ma ka mbajt fjalën mua. Nuk i ka realizua ato që jemi marrë vesh. Atë që e ka premtu Kurti nuk e ka realizu’, tregon Humolli.