Mëngjesin e sotëm në “7pa5” ishte e ftuar Kondelina Zegali. Ajo që e bën të veçantë dhe aspak të zakontë veterineren është se ajo ka zgjehdur të jetojë me 33 gjarpërinj e hardhuca.
Por nëse jemi të njohur me kafshët e zakonshme të shtëpisë, si qenin apo macen, çfarë kostoje kanë zvarranikët për t’i mbajtur në shtëpi?
Kondelina thotë se kostoja e vetme është energjia që i duhet për t’i krijuar temperaturën e përshtatshme për to.
“Kosto është energjia, pasi për të ngrënë hanë 1 herë në javë deri në 1 herë në 2 muaj. Ushqehen me brejtës të ngrirë. Kosto më e madhe shkon për ngrohjen dhe kushtet e nevojshme“.
Po partneri çfarë mendon për to?
“Jetoj me partnerin, por kjo nuk përbën problem pasi ai më futi në këtë hobi“, tregon Kondelina.
Por a është sulmuar ndonjëherë Kondelina nga kafshët e saj shtëpiake?
“Në momentet që i ushqej, mund të kapin dorën padashje pasi dora ka të njëjtën nxehtësi si ushqimi. Prandaj unë i ushqej gjithmonë me diçka në distancë. Po jam sulmuar, por nuk ka ndodhur asnjë dëm“, tregon ajo./vizionplus.tv