Djali i ish-presidentit historik, Ibrahim Rugovës, Uka e ka nisur ditën me një vizitë në komunën e Suharekës.
Atje është pritur nga i pari i komunës, Bali Muharremaj.
“Faleminderit Ukë Rugova për vizitën.
Suhareka është nderuar gjithmonë nga Familja dhe Presidenti Historik Ibrahim Rugova” shkruan Muharremaj në njoftim.Kujtojma që Muharremaj mbanë në zyrën e tij fotot e Ibrahim Rugovës dhe ish-kryetarit të Suharekës, Ukë Bytyqit.