Deputetja nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka parashtruar një pyetje Kryeministrit të vendit se pse duhet më pagu rrymën për serbët në veri të Kosovës e jo për ushtarët apo invalidët e UÇK-së.
Ajo tha se kjo Qeveria i ka përjashtuar këto kategori nga subvencionimi i energjisë elektrike edhe pse e kanë të garantuar me ligj.
Postimi i plotë:
Albin, pse duhet me pagu rrymën për serbët në veri e JO për ushtarët e UÇK-së, invalidët e luftës, viktimat e dhunës civile e veteranët?
Kjo qeveri i ka përjashtuar këto kategori nga subvencionimi i energjisë elektrike edhepse si kategori të veçanta e kanë të garantuar me ligj!
Mos të harrojmë, kjo qeveri e ka rutinë ditore të shkel ligjet e kushtetutën, mos të flasim për injoromin në vazhimësi të atyre që dhanë gjithçka pë lirinë tonë.