Një fustan mbrëmjeje i veshur nga Diana, Princesha e Uellsit në vitin 1985 është shitur në një ankand të Hollivudit për pothuajse 1.15 milionë dollarë, një çmim rekord për një nga fustanet e saj dhe identiteti i blerësit nuk dihet.
Fustani i gjatë prej kadifeje, i stilistit marokeno-britanik Jacques Azagury, të cilin Diana e veshi në një darkë në Palazzo Vecchio në Firence, ndërsa ishte në një turne mbretëror me bashkëshortin e saj, Charles, pritej të shitej për 100,000 dollarë, shkruan Living.
Veshja, e cila erdhi e kompletuar me vata, një fund blu, një fjongo të madhe dhe një rrip tani është fustani më i shtrenjtë i veshur nga e ndjera i shitur në ankand. Mbajtësi i mëparshëm i rekordit, një fustan prej kadifeje i vitit 1991 nga Victor Edelstein, arriti në 604,800 dollarë në janar./vizionplus.tv/