Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Hodonovcnë Kamenicë një veturë është përfshirë nga zjarri.
Pronari i veturës ka raportuar në polici se kishte pranuar mesazhe kërcenuese ditë më parë dhe dyshon që i njëjti ia ka djegur veturën.
Rasti është cilësuar si ‘Zjarrëvenie” dhe është duke u hetuar, përcjell IndeksOnline.
“. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në oborrin e shtëpisë së tij i është përfshirë në zjarr vetura e tij me targa vendore. Më 19.12.2023 ankuesi ka raportuar në polici se ka pranuar një mesazh kërcënues dhe ankuesi dyshon se vetura i është djegur nga personi i cili i ka dërguar mesazh. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.