Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

Rreziku nga ushqimet e mbetura të festave, mjekja: Çfarë duhet të bëni patjetër para se t’i konsumoni sërish

Një tryezë e mbingarkuar me ushqim është imazhi kryesor që vjen në mendje me të kujtuar festat e fundvitit.

Pikërisht për këtë është diskutuar mëngjesin e sotëm në emisionin ”7pa5″ me mjeken Svetllana Bitincka.

Mjekja u ndal specifikisht te rreziku nga ushqimet që mbeten për ditët në vijim, pas darkës së ndërrimit të viteve. Këshilla kryesore e mjekes është që ushqimet e mbetura të ruhen në frigorifer dhe të zihen sërisht para konsumimit.

“Nëse produktet janë me shumicë dhe mbeten për disa orë dhe 2-3 ditë bëhen të rrezikshme. Ushqimet në frigorifer nuk shtojnë kontaminimin, por dalja e tyre dhe konsumimi për herë të dytë. Ata duhet të rizihen dhe jo të ngrohen si zakonisht.

Pasi i shton mikroorganizm”, shprehet mjekja.

Gjithashtu bakllavaja është një tjetër pikë kyçe e tryezës së festave në vendin tonë. Por mjekja ka një thirrje edhe për këtë.

“Festa pa ëmbëlsira nuk ka, por mos e teproni. Bakllavaja në përgjithësi është ëmbëlsirë e rëndë. Mos bëni një tepsi të tërë, përgatisni më pak ose blini vetëm disa pjesë dhe jo një tepsi të tërë, pasi nëse e keni në shtëpi do ta konsumoni”, ishte thirrja e mjekes Svetllana Bitincka./vizionplus.tv