Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

A duhet të kemi frikë nga personat me probleme mendore në rrugë?

Të gjithë ihasni në rrugë. Burrat ose gratë që ecin zbathur në qytet, flasin me vete osebërtasin papritur. Aq të ndërthurura janë të pastrehët dhe shëndeti mendor, saqë është e pamundur të zgjidhet njëra pa iu drejtuar tjetrës.

Ekspertët e shëndetit publik besojnë se afërsisht një e treta dhe ndoshta shumë më tepër e të gjithë njerëzve të pastrehë janë të sëmurë mendor, shumë prej tyre që luftojnë me kushte të rënda si skizofrenia, stresi post-traumatik dhe çrregullimi bipolar.

Mirëpo çështja që shtrohet tani është nëse këta persona janë vërtetë të rrezikshëm për shoqërinë duke qenë jashtë institucioneve.

Për t’i dhënë përgjigje kësaj duhet të dini faktet e mëposhtme:

1. Nuk ka të dhëna konkrete pë njëlidhje të drejtpërdrejtë mes problemeve mendore dhe kriminalitetit. Domethënë jo domosdoshmërisht një i sëmurë mendor është një kriminel. Sipas një studimi të “American Psychiatric Association”: “Shumica e njerëzve të dhunshëm nuk vuajnë nga sëmundje mendore.” Po ashtu ka studime që kanë zgjatur disa dekada, të cilat nuk shohin lidhje të drejtëpërdrejtë midis kriminalitetit dhe sëmundjes mendore.

2. Nuk ekzistojnë të dhëna se një i sëmurë mendor vret njerëz më shumë se një i alkolizuar apo se një person tjetër që nuk ka probleme të shëndetit mendor. Rreziku varet edhe nga shumë faktorë të tjerë siç është abuzimi me substancat aspo papunësia sesa nga problemi shëndetësor që ata kanë.

3. Kur dëgjojmë lajme se një i sëmurë mendor ka kryer një krim, këto lajme kanë tendencën që të nguliten në mendjet e njerëzve, por pjesa më e madhe e personave që kanë këto probleme nuk janë të dhunshëm. Janë të shumtë ata që shfaqin qëndrime negative ndaj personave me këto çrregullime, duke i etiketuar, paragjykuar, diskriminuar, deri dhe duke i mohuar atyre shansin për tu rehabilituar dhe jetuar në kushte optimale si çdo person që nuk rrezikon veten dhe të tjerët.

4. Trajtimi i duhur i tyre në shoqëri mund të zvogëlojë agresivitetin e shfaqur nga ata në situata të caktuara. Nuk është i mjaftueshëm trajtimi me ilaçe për të përmirësuar gjendjen e tyre. E vetmja mënyrë e sigurt për të arritur shërbime më të mira të shëndetit mendor për të gjithë, është një këndvështrim më i ri dhe bashkëkohor i shërbimeve në këtë fushë./vizionplus.tv