Veshjet tradicionale janë të pëlqyera në masë të madhe në vendin tonë.
Ndonëse nuk janë të përhapura sikur më parë ato për ahengje familjare akoma përdoren, shkruan lajmi.net.
Gazetarja e lajmi.net, Arianita Osmanaj ka shkuar në Pejë, ku e ka provuar veshjen e Rugovës.
Pronarja e lokalit tregoi se për rugovasit është kusht, se çdo nuse duhet ta ketë në dollapin e saj një veshje të tillë.
Por, ajo që është e habitshme është çmimi i kësaj veshje, ku shkon deri në 2 mijë euro. /Lajmi.net/
Ndiqeni videon e plotë: