Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

Bledi Shkëmbi në “Vizioni i Pasdites” rrëfen si ka ndryshuar jeta e tij si baba

Bledi Shkëmbi, dikur një nga futbollistët më të mirë të Shqipërisë, sot trajner dhe analist, ka ardhur këtë të mërkurë në emisionin “Vizioni i Pasdites” të moderuar nga Brikena Prifti në Vizion Plus, i shoqëruar nga dy vajzate  tij Breil dhe Amel.

Shkëmbi tha se të qenit baba i dy vajzave Breila dhe Amel, e ka ndryshaur atë shumë, por e ka bërë edhe shumë të të lumtur, ndërsa shtoi se dëshira e tij më e madhe është që vajzat të bëjnë në jetë atë që duan më shumë.

Pjesë nga biseda:

Brikena Prifti: Vajzat i merr në stadium?

Bledi Shkëmbi: Vajzat po, Breila më ka parë edhe si lojtar edhe si trajner,

Brikena Prifti: Breila të pëlqen sporti?

Breila: Po.

Brikena Prifti: Entuziasmohesh kur shkon në stadium?

Breila: Po.

Brikena Prifti: Amel të pëlqen të shkosh në stadium?

Amel: Shkojmë pak.

Brikena Prifti: Shkon më pask se të pëlqen të

Bledi Shkëmbi: Amel vjen më pak se s’do të jetë ftohtë në stadium, s’do të jetë vapë, dhe s’do të jetë e lodhshme.

/Vizionplus.tv/