Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Fortesa Orana – sportistja më e mirë e vitit 2023 në Gjilan

Fortesa Orana është shpallur sportistja më e mirë e vitit 2023 e komunës së Gjilanit.

Komuna e Gjilanit sot ka zgjedhur më të mirët për vitin 2023, ndërsa Fortesa Orana është më e mira ndër më të mirat.

Kush është Fortesa Orana?

Është reprezentuese e Kosovës dhe karateiste e klubit “Fortesa” nga Gjilani.

Fortesa ka pasur vitin më të mirë të saj në karrierën e deritashme duke fituar medaljen e bronztë me kombëtaren e Kosovës në Kampionatin Botëror në karate.

Fortesa ka qenë karateistja më e mirë dhe më merituara për medaljen që fitoi Kosova.

“Ndihemi shumë mirë me këtë çmim Sportistia e vitit 2023 në komunën e Gjilanit.

Ky sukses me bën që të vazhdoj më shumë me suksese të tjera.

Këtë sukses ia dedikoj nënës time si sportistja më e mira e viti 2023”, thotë Fortesa për gazetën kombëtare “Bota sot”.