Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

“Zgjidhja për të mbuluar defektet”, silistja në “7pa5: Veshjet që mund t’ju “turpërojnë” në festat e fundvitit

Krahas entuziazmit për festën e fundivitit me kolegët apo familjarët, është e pashmangshme edhe dilema për veshjen.

E ftuar në emisionin ”7pa5″ stilistja Sada Peça ka dhënë me detaje këshilla për tu dukur sa më bukur, nga ngjyrat më trend te materiali i veshjes.

Të gjithë priren për të shkuar te e zeza pasi është klasike, e sigurt dhe ndihesh kofidente. Unë do thoja që të zezën mund ta veshim në përditshmëri dhe e kemi kudo. Prandaj në festë duhet të bëjmë një diferencë me ngjyrat. Për shembull këtë vit ngyra vishnje ka qenë në potencialin e saj më të madh në industrinë modës. Ngjyra gri, metalike, shkëlqyese. Këto të fundit që nuk vishen në përditshmëri prandaj shfrytëzojini në festat“.

Ngjyrën pink, ngjyrën e verdhë stilistja sugjeroi t’i lemë mënjanë pasi nuk i përkasin temës së festës.

Stilistja thot se bëhet një gabim shumë i madh kur kemi probleme me peshën.

Është një filozofi e çuditshme, por oversize është zgjidhja si për vajzat mbipeshë edhe për ato nënpeshë. Do të sugjeroja pantallona të ngushta, me një xhaketë, këmishë ose bluzë oversize“.

Gjithashtu Suada i thotë “Jo” edhe fustaneve shumë të gjata, pra atyre të ballove.

“Fustanet shumë të gjata janë fustane që janë për evente shumë madhështore. Nuk mund ti veshim në mbrëmjen e Vitit të Ri, në shtëpi apo në një bar. Për më tepërqë nuk është kofidente. Gjithashtu golfet e trasha nuk i sugjeroj”.

Pas “shqetësimit” të moderatorit Syrjan Rahova, pasi këshillat e veshjeve për festa jepen kryesisht për vajzat e gratë, Sada nuk ka kursyer edhe disa mendime për veshjet e djemve.

“Te djemtë do të sugjeroja këmishat, gjysmë-golfer. Do sugjeroja ngjyrën gri ose pana, jo të bardhën e akullt. do përjashtoja të zezën pasi bëhet shume ceremoniale. Do sugjeroja kostumet gri ose blu royal. Për ata djemë që nuk janë shumë klasik sugjeroj këmisha me kuadrata me një bluze shumë minimaliste”, thotë në “7pa5” stilistja./vizionplus.tv