Solstici dimëror zhvillohet sot, më 21 dhjetor dhe shënon fillimin zyrtar të dimrit. Dita më e shkurtër dhe nata më e gjatë e vitit na shtyn të mendojmë, të takohemi me miqtë dhe të kujdesemi për shtëpinë para festave. Dielli kalon në shenjën e Bricjapit dhe fillon një epokë e re. Përqafoni frymën dhe magjinë e festave të fundvitit dhe lexoni më poshtë cilat shenja të Horoskopit preken më shumë sot dhe për një muaj.
Astrologia Meri Gjini tregon si do të ndikojë Solstici dimëror te çdo shenjë:
“Dielli do të shkojë te plutoni dhe do të na lehtësojë tranzitin e ndërrimin e viteve dhe planeteve. Kur është dielli me plutonin e zotërojnë më mirë dritën, mirqenien, buzqëqeshjen.
Sot duhet të zotërojmë mirë kontrollin e vetes, sepse mund të dalim lehtësisht nga vetja”, shprehet Meri në “7pa5”.
Dashi
E ka ditën dhe periudhën shumë të mirë për të rregulluar raportet në çift. Ka diskutime shumë të mira pasnesër në lidhje me punën.
Demi
Duket sikur janë në atmosferë pushimesh. Mendërisht janë diku duke pushuar dhe duke u marrë me veten dhe vështirë se i kthejmë në punë. Le t’i lemë në axhendën e tyre sepse në fund do të kenë produktin që prisni.
Binjakët
Duhet të organizojnë mirë lëvizjet para çdo iniciative apo programi për vitin e ri, pasi mund të kenë lehtësisht pengesa, përplasje dhe keqkuptime.
Gaforrja
Ngarkesat emocioanle janë ato që do të ngjyrosin axhendën e këtij 4 ditëshi.
Luani
Janë të qartë se çfarë duan për festa, duket sikur axhenda do të përcaktohet nga humori i pjestarëve të familjes. Nuk do të kenë mundësi të bëjnë atë çfarë duan, pa u varur nga të afërmit.
Virgjëresha
Nga e shtuna, pushimi u jep maksimumin e bezëqeshjes. Fundjava do t’i bëjë të ndihen shumë mirë.
Peshorja
Këto 4 ditë, dominon dita e sotme dhe e nesërme. 2 ditë super aktive, me shumë kontakte dhe diskutime. Do të bëjnë biseda sociale shumë të mira dhe produktive.
Akrepi
Kanë venusin përballë dhe është në hyrje të fortë dhe pozitive me neputnin dhe jupiterin. Kanë nisur në një periudhë me shumë shpenzime e lëvizje, por do t’ja dalin.Për akrepët do të ketë shumë pak momente që do të jenë disfavorite.
Bricjapi
Nisur nga nesër kanë diellin me vete, do të kenë mundësi të jenë në qendër të vëmendjes. Do të ndiheshm shumë më rezultativ për të patur sukses në punë. Krishtlindjet janë me diellin te bricjapi dhe janë ditë që i shijojnë shumë.
Ujori
Përsa i përket këshillës së 4 ditëshit është që nuk duhet të marrin në referencë çfarë dëgjojnë. Lini pas çfarë dëgjoni nga tjerët dhe mos lejoni të ndikojnë te ju. Do ta keni të lehtë për ta zbatuar. Vini prioritet çfarë konsideroni të bukur.
Peshqit
Do të duhet të jenë të kujdesshëm me përdorimin e alkolit. Gjërat që mund t’ju nxjerrin nga kontrolli do t’ju duhet t’i shmangni. Qëndroni me këmbë në tokë, pasi nëse abuzoni mund të cënoni fizikun tuaj./vizionplus.tv