Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Shoqja humbi ndjenjat”/ E mitura tregon parandalimin e tragjedisë: Lidhi litarin në qafë dhe u var por…

“Ajo mori një litar, e vari rreth e rrotull qafës, edhe e lidhi në një vend edhe u ngjit në një karrige’

Ka kaluar kohë por ende nuk ka pasur një debat të mirëfilltë në lidhje më këtë fenomen shqetësues që kërcënon mirëqenien e fëmijëve shqiptarë. Historitë me të miturit shqiptarë që kanë provuar lojëra dhe sfida të rrezikshme nuk janë të pakta. Një adoleshente 13 vjeçare nga Tirana tregon për Inside Story se si një shoqja e saj i mbijetoi një sfide të rrezikshme e quajtur “Speed Dreams”.

“Kam pas një shoqe, dhe akoma e kam që ka bërë atë lojën Speed Dreams. Ajo e bëri për kot se ka kujtuar që nuk do ndodhte vërtetë, i ra të fikët për nja 1 min, erdhi mami e çuan në spital, i thashë ke bërë një gjë jo normale nuk je mirë. Sipas shoqes sime, ajo mori një litar, ose rrip, e vari rreth e rrotull qafës, edhe e lidhi në një vend edhe u ngjit në një karrige dhe në fund fare, i lëshoi këmbët nga divani dhe ndenjti disa sekonda varur te litari, por pastaj i vuri prapë këmbët në divan për të shikuar atë adrenalinën gjasme”– u shpreh nxenesja nga Tirana.

Këto histori të vërteta, që vijnë nga fëmijët dhe adoleshentët shqiptarë flasin për normalizimin e këtyre sfidave tek kjo grupmoshë.

Lojërat online që përfshijnë ndarjen në grupe të mëdha apo të vogla me të panjohur kanë rreziqet e tyre për të cilat fëmijët por edhe prindërit shqiptarë ende nuk janë ndërgjegjësuar sa duhet.

“Duke filluar nga bullizimi që për mendimin tim është problematika kryesore që shfaqet online, për të luajtur një lojë ti duhet që të krijosh një ekip dhe ai krijohet online me persona që jetojnë në cdo cep të botës. Ti duhet të kontaktosh me këto person. Problemi në këtë rast qëndron se shumë perosna duke përdorur aftësitë e tyre fillojnë edhe bullizojnë dhe manipulojnë fëmijët dhe të rinjtë që të kenë një lloj avantazhi në lojë”– u shpreh Brenton Bënja, ‘Geek Room’.