Policia e Kosovës gjatë një aksioni në veri të Mitrovicës ka sekuestruar një sirenë alarmi dhe gjashtë zmadhues të zërit.
Lajmin e ka konfirmuar zëvendës drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Elshani tha se këto kanë shërbyer në periudha të ndryshme kohore për të prishje të rendit dhe qetësisë publike.
“Konfirmojmë konfiskimin e një sirene të alarmit dhe 6 zmadhues të zërit në Mitrovica Veri. Kjo sirenë dhe këta zmadhues zëri kanë shërbyer në periudha të ndryshme kohore për të prishje të rendit dhe qetësisë publike” ka thënë Elshani.
Ndërkaq, sirena e alarmit dhe zmadhuesit në veri të Mitrovicës janë lëshuar shumë herë nga strukturat paralele kur nga popullata lokale kërkohej të organizoheshin për ndonjë ngjarje të rëndësishme për ta.
E, sa herë që binin sirenat në veri të Kosovës, grupe njerëzish të organizuar dilnin në rrugë, duke organizuar protesta të dhunshme e barrikada kundër institucioneve të Republikës së Kosovës.