Erzen Vraniqi përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se ka ndërruar jetë aktivisti i Vetëvendosjes, Arlind Shala.
Ai i shprehu ngushëllime familjes, miqve dhe aktivistëve.
Postimi i plotë:
“I prekur thellë me lajmin për vdekjen e aktivistit Arlind Shala…
Djalë i hareshëm, i rritur në pjesën e vjetër të qytetit, edhe pse i ri në moshë, i sakrifikonte daljet e të shtunave mbrëma deri në orët e vona për të punuar në rradhitjen e gazetës VETËVENDOSJE!, atëherë kur kjo gazetë ishte një ndër “armët” kryesore të Lëvizjes. Kur i kërkoja falje që ja humba natën, më thoshte faleminderit që po ma jepni mundësinë.
I lehtë të qoftë dheu Arlind!
Ngushëllime familjes, miqve e aktivistëve!”