Komisioni i Pavarur i Mediave ka marrë vendim që formati “Big Brother Vip Kosova” të mund të shikohen në platformat televizive vetëm nëse e dini kodin sikurse ndodh me filmat për të rritur.
Pas këtij vendimi të KPM-së ka reaguar deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci.
Ai ka shkruar në Faceboon se fëmijët duhet të mbrohen nga skenat dhe gjuha e turpshme që sjellin këto programe.
Postimi i plotë:
Vendim i duhur
Komisioni i Pavarur i Mediave përmes një rregulloreje të re ka vendosur që programet të cilat i përkasin kategorisë reality shoë, të kodohen.
Duhet t’i mbrojmë fëmijët nga skenat dhe gjuha e turpshme që sjellin këto programe.