Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Deklarata e Lajçakut për draftin e Asociacionit, Abazi reagon ashpër: Kjo ka qenë arsyeja pse Kurti..!

 
   

Ish – deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka reaguar pas deklaratës së Miroslav Lajçakut si Kurti dhe Vuçiqin e kanë pranuar draft-statutin e Asociacionit dhe se më nuk ka nevojë për nënshkrime.

Abazi në postimin e tij në Facebook u shpreh se Lajçaku e ka “zhveshur Kurtin nga nga pseudopatriotizmi”, transmeton “Bota sot”.

Krahas kësaj, ai ka treguar arsyjen se pse Kurti nuk e duronte që Abazi të ishte kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme.

Postimi i plotë

Deklarata e Lajçak se “Kurti dhe Vuçiç kanë pranuar draft statutin për Asociacionin dhe se nuk ka nevojë për nënshkrime meqë nuk është marrëveshje ndërkombëtare”, tregon se fshehja e Kurtit dhe Bislimit pas Gjykatës Kushtetuese të Kosovës është qyqarllëk dhe mungesë e guximit për të shpallur dështimin. Kjo deklaratë e Lajçak sot e zhvesh Kurtin nga pseudopatriotizmi dhe hipokrizia politike se kinse po kërkon nënshkrim nga Vuçiç për një dokument të brendshëm dhe për të cilin është zotuar në Bruksel se do ta zbatojë.

Kjo ka qenë arsyeja pse Kurti nuk e duronte faktin që unë isha Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe nuk lejoja që këto çështje dhe posaçërisht marrëdhëniet dhe punët e jashtme të trajtoheshin si çështje private.

Asgjë, nuk dallojnë nga të tjerët, tinëz, larg syrit të mediave dhe qytetarëve dhe në koordinim me Lista Srpska kanë arritur në humnerën e zajednicës!