Shumica e ditëve të dimrit nuk mund t’i varim rrobat jashtë sepse bie shi, kështu që presim shumë derisa ato të thahen.
Por ka disa sekrete që mund të na ndihmojnë:
1. Kur të përfundojë programi i larjes, bëni një centrifugim tjetër për të kulluar rrobat dhe më shumë ujë
2. Pasi t’i nxirrni nga lavatriçe dhe t’i vendosni në legen, mund të vendosni me to një peshqir të madh të thatë pambuku. Peshqiri do të thithë shumë lagështi nga rrobat tuaja
3. Përpara se të nderni çdo veshje, tundeni mirë
4. Mos i palosni rrobat në litarin e rrobave sepse kërkojnë kohë për t’u tharë
5. Asnjëherë mos i shpërndani pranë njëra-tjetrës, lagështia ikën shumë më vështirë në këtë mënyrë. /vizionplus.tv