Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Lutem të dal i gjallë”, flet gazetari çek që jeton në Prishtinë, por ndodhej atje dhe përjetoi sulmin në universitetin e Pragës

Gazetari çek që punon në Kosovë, Jakob Weizman, ka bërë një postim në X, ku ka treguar rreth situatës që po mbretëron në Pragë pas të shtënave vdekjeprurëse.

Ai thotë se aktualisht gjendet i ngujuar në klasë.

“Aktualisht i bllokuar brenda klasës sime në Pragë. Sulmuesi ka vdekur, por ne presim të evakuohemi. Duke u lutur për të dalë i gjallë. E mbylla derën përpara se sulmuesi të përpiqej ta hapte. E marrtë djalli”, ka shkruar Wiezman.