Pesëmbëdhjetë persona u vranë në sulmi me armë në Universitetin Charles në qendër të Pragës. Mes të vrarëve është edhe autori i sulmit, ku sipas informacioneve mësohet se ka qëlluar veten kur në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë.
Autori i sulmit është një student 24-vjeç, David Kozak. Në përpjekje për t’i shpëtuar të shtënave me armë disa studentë u fshehën në parvazët e dritareve, por thuhet se një studente ka rënë, duke humbur jetën. Ndërkohë më shumë se 30 persona janë plagosur.
“Gjithmonë kam dashur të vras”, është ky një mesazh që është shpërndarë në mediat çeke, që vinte nga autori i sulmit në rrjete sociale.