Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Betejë pa kthim, o sot o kurrë”- A do ta drejtojë partinë pasi gjykata të caktojë masën e sigurisë? Përgjigjet Berisha: Përballë Ramës deri në gjunjëzimin e tij

Ish-kryeministri Sali Berisha në përfundim të mbledhjes së Kryesisë u shpreh i vendosur për vazhdimin e aksionit, duke thënë se “beteja do të jetë pa kthim”.

Për gazetarët, Berisha zbuloi detaje nga mbledhja e Kryesisë, ndërsa i pyetur nëse do ta drejtojë partinë pasi gjykata te caktoje masen e sigurisë tha se do te qëndrojë përballë Edi Ramës, deri ne gjunjëzimin e tij.

“Së pari një shumëfishim i të gjitha përpjekjeve për betejën pakthim! O sot o kurrë. Së dyti kryesia vendos të thërrasë Këshillin ditën e shtunë.

Pastaj u diskutua për disa çështje organizative në mënyrë që të ristrukturohet në një farë mënyre sektori i riorganizimit, duke mbetur z. Minarolli sekretar i organizimit për partinë, por duke krijuar edhe disa kordinatorë që do të merren me organizimin.

U hodhën ide, dhe është e mundshme që të krijohet një grup koordinator qendror për Tiranën”, tha Berisha.

Pyetje: Është diskutuar që në këtë riorganizim të thërritet edhe grupi i deputetëve të Gazment Bardhit?

Sali Berisha: Grupi i deputetëve të Gazment Bardhit janë deputetë të PD dhe në çdo hap të saj, kanë rolin e tyre dhe do ta kenë rolin.

Pyetje: Kordinatorët që do të përcaktohen, do të koordinoheni me z. Bardhi për të gjetur emra të përbashkët?

Sali Berisha: Natyrisht të gjitha do të bëhen në bashkëpunim, me të gjithë faktorët drejtues të partisë.

Pyetje: Z. Berisha keni kaluar një ditë të gjatë…

Sali Berisha: Dita e gjatë, por siç e sheh energjia ëhstë e mjaftueshme për të vazhduar këtë ditë.

Pyetje: A do e drejtoni ju PD edhe pse gjykata mund të marrë çdo vendim.

Sali Berisha: Asnjë vendim i gjykatës nuk mund të realizojë ëndërrat e Ramës, por do i qëndroj përballë deri në gjunjëzimin e tij. Ai është frikacak, zgjodhi këtë rrugë, por e garantoj që do të përfundojë aty ku e meriton.