Njëri nga themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jusuf Buxhovi, ka thënë se kjo parti nuk është në përputhje me programin që kishte.
Duke folur për sloganin e ri të kësaj partie” Rruga e Re” ai ka thënë se kjo është në koncept ideologjik majtist.
“Prapë mendoj se LDK-ja nuk është në përputhje me programin që dikur e kishte LDK-ja, sepse LDK-ja ka një rrugë historike nuk ka rrugica. Këtë konventën e fundit ata kanë dal me një slogan “Rruga e re” që për mu është një koncept ideologjik, është ideologji majtiste”, ka thënë Buxhovi.
Ai ka kritikuar edhe qasjen në vendimmarrje në këtë parti, duke thënë se është rrënuar demokracia e brendshme.
Buxhovi ka thënë se linja e LDK-së ka filluar të rrënohet që nga viti 2006.