Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

Arsyeja pse foshnjat qajnë pa lot

Shumica e foshnjave lindin me sy të fryrë për shkak të presionit natyror që përjetojnë gjatë lindjes.

Kjo qetësohet brenda pak ditësh dhe kur ata fillojnë të qajnë, do të zbuloni se nuk po qajnë me lot. Lotët e parë fillojnë të prodhohen pas disa javësh apo edhe muajsh dhe fenomeni quhet “e qarë pa lot”.

Kjo u ndodh shumë foshnjave dhe shpjegohet sepse në fillim, gjëndrat e lotit, të cilat janë në pjesën e jashtme të secilit sy dhe prodhojnë lot, prodhojnë vetëm lëngje të mjaftueshme për të mbajtur të lagësht kokën e syrit. Por mund të bllokohet kanali nazolakrimal, të cilin për ta trajtuar duhet të masazhoni butësisht bazën e hundës së foshnjës, gjithmonë sipas udhëzimeve të pediatrit.

Përveç kësaj, nevojitet shumë vëmendje, pasi të qarat me ose pa lot ndonjëherë mund të jenë shenjë e dehidrimit tek foshnjat, ndaj duhet të kontaktoni pediatrin tuaj. /vizionplus.tv